Zjarrfikësit protestojnë në New York, nuk duan të vaksinohen

Shteti i New Yorkut po përballet me mungesë të punëtorëve për shkak të vendimit për certifikatën e vaksinimit, teksa mijëra shërbyes civilë ende nuk janë vaksinuar.
Policët, zjarrfikësit dhe pastruesit e mbeturinave në pjesët më të mëdha të qytetit kanë pasur afat deri në orën 17 të mbrëmjes që të dorëzojnë dëshmitë se janë vaksinuar me të paktën një dozë kundër COVID-19.

Punëtorët që nuk dorëzojnë dëshmitë, nga e hëna do të suspendohen pa pagesë nga puna. Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio, ka insistuar në dëshmitë e vaksinave, por këtë vendim vazhdojnë ta kundërshtojnë zjarrfikësit, ndërkaq mbeturinat nuk janë larguar nga rruga si shenjë proteste.
Sindikata e policisë ka bërë një hap më shumë, duke tërhequr vërejtjen se do të shkojë në gjykatë për ta kundërshtuar certifikatën e vaksinimeve.