Zjarrfikësi Aliti porosit tetovarët: “Pastroni oxhaqet dhe mos digjni mbetje të mobiljeve”


Vetëm në këtë sezon të dimrit njësiti i zjarrfikësve në Tetovë ka intervenuar rreth 40 herë për flakët që kanë marrë oxhaqet e pa pastruara. Zjarrfikësi Uka Uliti apelon deri të të gjithë të pastrojnë oxhaqet më së paku dy herë në vit, për t’iu shmangur zjarreve, të cilat siç thotë ai mund të jenë edhe fatale për jetën e njeriut. Ai gjithashtu apeloi që për ngrohje të mos digjen mbetje të mobileve, pasi përveç që shkaktojnë zjarre, janë edhe të dëmshme për ajrin.

“Obligim i qytetarëve tanë që është edhe obligim ligjor është që më së paku 2 herë të pastrojnë oxhakun e shtëpisë apo oxhakun e objektit ku ata kryejnë biznese të ndryshme me qenë se tash e dimë se janë temperaturat e ulëta dhe njerëzit tanë përdorin mjete për ngrohje siç janë drunjët, por në shumicën e rasteve duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të Qytetarëve tanë ata nuk o zgjedhin edhe mjete se me çka të ngrohen duke përdorur edhe mbeturina apo mbetje të mobilieve të cilat janë shumë të dëmshme edhe për ndotjen e ambientit por edhe është rrezik i madh për shpëtim të zjarrit”, tha Uka Aliti – Komandant i njësitit të zjarrfikësve Tetovë.