Zjarret në rajonin e Maleshevës. Sot ose më së voni deri nesër pritet të vihen nën kontroll

Më shumë se 50 hektarë pyje janë përfshirë nga zjarri në rajonin e Maleshevës. Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, pret që gjatë ditës ose më së voni deri nesër, zjarri të jetë nën kontroll të plotë.

“Zjarri është shfaqur gjatë pasdites së djeshme, ndërsa ka shpërthyer në orët e vona të pasdites. Përfshiu një zonë të madhe dhe kërcënoi të shndërrohej në një zjarr jashtëzakonisht të rrezikshëm. Vlerësimi fillestar është se janë prekur më shumë se 50 hektarë pyll të degraduar të ahut dhe dushkut, një pjesë e pyllit që është prekur më parë është prerë dhe ka shumë degë të shpërndara”, tha Stojançe Angelo, drejtori i Qendrës për Menayhimin e krizave.

Edhe drejtori i drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim, Bekim Maksuti konfirmoi se zjarri është vënë në kontroll. Aaeroplani ende po hedh ujë, deri më shuarjen e tërësishme të zjarreve. Tha se shumica e zjarreve, si vjet por edhe këtë vit, janë zjarre që vijnë nga pakujdesia, andaj apeloi për kujdes!

“Nuk ka zjarr që vetë paraqitet ndokund. Ky është vend, pyll, që nuk mundet të digjet aq lehtë, me siguri që është ndezur në ndonjë mënyrë, por të mos nxjerrim më shumë punë, obligime e resurse, që pikërisht në verë këta njerëz në vend se të pushojnë, të shuajnë zjarre. Apeloj tek të gjithë qytetarët të jenë më të vëmendshëm, të paraqesin çdo gjë të dyshimtë ose të ndërhyjnë ose të kyçen vullnetarisht në shuarjen e zjarreve bashkë me të tjerët që janë në terren”, tha Bekim Maksuti, drejtor Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Zjarri që përfshiu rajonin e Maleshevës është në kufirin mes fshatrave Mitrasinci dhe Budinarci. Për shuarjen e zjarrit këtu Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtimi aktivizoi avionin “AIR TRACTOR”.