Zjarret këtë verë dogjën 482.106 metër kub dru

Në periudhën qershor – shtator të këtij viti, në vend ishin 142 zjarre pyjore prej të cilave janë kapluar 11.420 hektarë sipërfaqe nën pyll.

Masa drurore e përfshirë nga zjarri në pyjet është 482.106 metra kub ndërsa shuma e dëmit të vlerësuar material është 2.318.091.000 denarë, tregon hulumtimi statistikor të cilin e zbatoi Enti Shtetëror për Statistikë në bashkëpunim me NP “Pyjet nacionale”.

Qëllimi i hulumtimit, thonë nga DMSH, është të sigurohen njohuri për madhësinë dhe dëmin e zjarrit që e kapluan Maqedoninë e Veriut verën e kaluar.

Nga dëmet e përgjithshme prej zjarreve më së shumti janë kapluar pyjet e përziera, të cilat morën pjesë me 52,2 për qind, pyjet e llojeve gjetherënëse me 30,2 për qind, pyjet gjilpërore me 10,1 për qind, ndërsa vegjetacioni i tokës me 7,4 për qind.