Zj*arret kaplojnë Shqipërinë, Kosovën e Italinë

Nuk kanë të ndalur fl*akët në jug të Shqipërisë. Së fundmi raportohet se në Tragjas është dj*egur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pemë. Situata nuk është më e lehtë në Karaburun ku prej disa ditësh zj*arri vazhdon të dj*egë këtë zonë. Përveç erës dhe temperaturave të larta edhe terreni i thyer e bën edhe më të vështirë punën e zj*arrfikësve që po lu*ftojnë me fl*akët. Në lëvizje janë vënë edhe organet e policisë, që kanë arr*estuar një 25 vjeçar, nën dyshimin se ka shkaktuar zj*arrin e që një ditë më parë përfshiu Ksamilin, duke dj*egur shkurre dhe ullishte.

Zj*arri ka shkrumbuar sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh në Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna” në Kosovë. Zj*arri ka nisur në fshatin Shtupeq në Rugovë. Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koçinaj ka thënë se nga orët e hershme të mëngjesit janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet vendore në mënyrë që të eliminohet menjëherë zjarri i cili mund të riaktivizohet pas shuarjes që i ishte bërë të premten. Ai ka thënë se shuarja e zj*arrit u bë e mundur falë ndihmës së ofruar nga KFOR-i i cili kishte vënë në dispozicion helikopterët për ta bërë këtë.

Zj*arri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin. Zj*arret nuk kanë kursyer as Italinë, e cila është përfshirë nga fl*akët në disa zona në vend.
Mbrëmjen e djeshme ka shpërthyer gjithashtu një zj*arr i madh në zonën e arbëreshëve, Piana degli Albanesi, në Strasatto. La Republica bën me dije se nga zona e arbëreshëve janë evakuuar 100 banorë me ndihmën e zja*rrfikësve. “Ky është një zja*rr unik.

Ne jemi organizuar masivisht dhe disa punëtorë u plagosën gjatë shuarjes së fl*akëve”, thonë punonjësit, ndërsa ka ndërhyrje të tjera ajrore në zonën përreth. Shërbimet e zj*arrit dhe pyjeve shuan zj*arret që kërc*ënojnë tre fshatra në ishullin italian të Sicilisë, Piana degli Albanesi, Strasatto Altofonte dhe San Giuseppe Jato. Siçilia Lindore po digjet gjithashtu, në Catania një zjarr i madh ka rënë në periferi të qytetit, midis Fossa della creta dhe Palermos. Fl*akët janë përhapur shumë dhe trafiku është bllokuar si masë paraprake.