Zj*arre aktive në Maleshevi, rajonin e Shtipit, Shkupit, Prilepit, Velesit, Tetovës dhe Kumanovës

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kr*iza, deri në orën 13 në territorin e shtetit aktive janë dhjetëra zj*arre me intensitet të ndryshëm edhe atë te vendi Bajaz Tepe, te fshatrat Istevnik i Ri, Razllovc, Dragoevë, Toplicë dhe Romanovc, në vendin ndërmjet fshatrave Rahoviç dhe Bukoviç, ndërmjet fshatit Divlljë dhe vendit Krushë, te fshatrat Dren dhe Smollan, në Kitkë dhe përgjatë rrugës Shipkovicë-Brodec.

Zj*arri në atarin e Dellçevës është aktiv, me çka janë paraqitur vatra të reja. Zj*arri te fshati Razllovc në vendin e quajtur Çokalicë është lokalizuar, por ekipet ende janë në vendin e ngjarjes. Zj*arri në fshatrat Trabotë dhe Istevnik i Ri në rrugën drejtë Ujit të Shenjtë është vendosur nën kontroll, por në atë vend qëndrojnë 4 të punësuar nga Oda Pyjore që ta kontrollojnë situatën, ndërsa të tjerët janë tërhequr dhe dërguar në fshatin Razllovc.

Ende është aktiv edhe zj*arri në territorin e Komunës së Pehçevës dhe përhapet në territorin e Berovës. Shuarja realizohet në rajone të pakapshme mbi fshatin Budinarc dhe nga era e fortë zjarri përhapet drejtë atarit të fshatit Mirashinc, ku po digjet pylli. Nga QMK njoftojnë se po kërkohet ndihmë nga A*RM-ja me 30 ushtarë dhe mjete për shuarjen e zja*rrit sepse situata është alarmante.
Zj*arri ka shp*ërthyer edhe në atarin e fshatit Dragoevë në Komunën e Shtipit, ndërsa sipas QMK, ka njohuri edhe për vatër të re te fshati Bogosllovec në territorin e Sveti Nikollës.

Stuhia e zj*arrit në vendin ndërmjet fshatrave Rahoviç dhe Bukoviq në Komunën e Sarajit po lëviz drejtë kreshtës së malit dhe nuk paraqet rre*zik për fshatrat. Atje po di*gjet pylli i përzier në teren mjaft të pakapshëm, në vendin e zj*arrit nuk ka asnjë ekip.
Me aeroplanë është vepruar te zj*arri në rajonin e Katllanovës, gjegjësisht në vendin ndërmjet fshatrave Divlje dhe vendit Krushë. Zj*arri tani po lëviz drejtë Divles dhe për shkak të veprimit të aviacionit, pamundësohet shuarja nga toka.

Zj*arr është regjistruar në Presllap në Kitkë, i cili me kohë po humb fuqinë.
Në rajonin e Prilepit aktive janë dy zja*rre edhe atë në ataret e fshatrave Dren dhe Smollan ku po di*gjet bari i thatë dhe pylli, ndërsa ekziston rre*zik që të përfshihet edhe pylli i lartë, si në fshatin Toplicë përgjatë rrugës magjistrale Prilep – Gradsko.

Zj*arre më të vogla janë aktive përgjatë rrugës Shipkovic-Brodec në rajonin e Tetovës, ku po di*gjet bari i thatë, si dhe në atarin e fshatit të Kumanovës Romanovc, ku është dj*egur bari i thatë.
Në territorin e Velesit është lokalizuar zj*arri nga drejtimi i Krushës drejtë fshatit Xhidimic dhe ai nuk po përhapet, përderisa zj*arri ndërmjet fshatrave Ivankovc dhe Mamutçevë është shuar, pasi është dj*egur 8 hektarë tokë.