Zj*arr edhe në Gjevgjeli, digjet një automjet i ARM-së

Pas një ballafaqimi prej katër orësh me fl*akët që kanë prekur pyjet pranë kufirit Maqedoni e Veriut – Greqi, zj*arri është vënë nën kontroll, edhe pse vazhdon të jetë aktiv, njoftojnë nga Komuna e Gjevgjelisë.
“Zj*arri përfshiu një zonë të madhe të pyllit me pisha, dhe për shkak të erës u përhap në territorin grek, duke prekur kazermën kufitare të ARM-së, ku një automjet policie është dj*egur.

Në lokalizimin e zj8arrit përveç brigadës zj*arrfikëse – Gjevgjeli, kanë marrë pjesë edhe ndërmarrja publike “Komunalec”, si dhe policia kufitare.
Nga ana greke, zj8arrfikës nga Polikastro u përfshinë gjithashtu në lokalizim e zja*rrit”, thonë nga Komuna e Gjevgjelisë.