Zilja e shkollës mbledh nxënësit e Bllacës me një vend

Ky shtator do të mbetet gjatë në mendjen e banorëve të lagjes Bardhi të Bllacës pasi pikërisht në këtë muaj u përmbush ëndra e tyre shumë vjeçare për të pasur një shkollë në vendlindjen e tyre në të cilën do të fitojnë dije fëmijët e tyre.

Angazhimi i palodhshëm i zëvendëskryeministrit Grubi dhe Ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri bëri që këtë vit fëmijët e kësaj lagje të mos udhëtojnë më në Kosovë për të mësuar port ë mësojnë në objektin e ri që ndodhet afër shtëpive të vet fëmijëve. Si në të gjitha shkollat edhe në këtë shkollë mësimi ka filluar dhe zilja e parë ka mbledhur fëmijët në bankat shkollore. Ministri Shaqiri ka thënë se gëzimi i autoriteteve është po aq i madh sa i fëmijëve që i gëzohen shkollës së re.