Si kryetar i kuvendit qëndror të Aleancës për Shqiptarët deri në këtë moment nuk jam i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike. Nga takimet që kam zhvilluar se fundmi me kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera partiake po ashtu jam informuar se kërkush prej tyre nuk është në dijeni për ndonjë ofertë me shkrim në bazë të çkait duhet të vendoset. Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës , ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrës, e kjo është kryesia e partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje. Organ tjetër vendimarrës është Kuvendi i partisë. Tendencat e kontrabandimit të partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në “facebook “ është shkelje e rëndë e stautit të partisë për të cilën Kryetari i partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Përpjekjet për ta sqaru qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partise si vendim personal është akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët.