Zihet me gruan dhe i drejton armën policëve, pranga 52 vjeçarit

Një 52 vjecar u arrestua nga policia në Shkodër pasi ka kanosur forcat e policisë me armë gjahu.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës. Fillimisht policia mori njoftim për një konflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë”. Por teksa I janë afruar banesës, I zoti I shtëpisë i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.

Gjithsesi policët mundën të neutralizojnë dhe të arrestojnë në flagrancë shtetasin S. B., 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model “Broëning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.