Ziberi: “Nuk ka përmirësim të barabartë të përfaqësimit etnik nëpër institucione”

Nuk ka përmirësim të barabartë në përfaqësimin adekuat dhe të barabartë të komuniteteve më të vogla në të gjithë sektorët publikë deri në vitin 2020. Në organet shtetërore si Kuvendi, Avokati i Popullit, Qeveria, ministritë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale gjendja është përmirësuar dukshëm, por në ndërmarrjet publike, prokuroritë dhe gjykatat ka vonesa në zbatimin e këtij parimi.

Avokati i Popullit Naser Ziberi sot në një konferencë për media prezantoi të dhënat për respektimin e parimit të mos diskriminimit dhe përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, si dhe përfaqësimin gjinor në sektorin publik për vitin 2020.

Për realizimin e këtij aktiviteti, Avokati i Popullit ka paraqitur kërkesa në 1.345 institucione, prej të cilave 1.209 janë përgjigjur. Gjithsej 136 institucione nuk kanë dorëzuar të dhëna për gjendjen me zbatimin e parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të komuniteteve në organet e qeverisjes shtetërore, në sektorin publik dhe në vetëqeverisjen lokale në tërësi.

Sipas Ziberit, duke filluar nga viti 2007 kur është aplikuar kjo analizë e deri më sot, konkluzioni i përgjithshëm është se ka një përmirësim në drejtim të përfaqësimit etnik të qytetarëve në organet shtetërore, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe sektorin publik në tërësi.

Si ilustrim ai përmendi faktin se në vitin 2007 shqiptarët përfaqësoheshin me 10.8 për qind, ndërsa në vitin 2020 kjo përqindje është 20.1, turqit në vitin 2007 përfaqësoheshin me 1,1 për qind, ndërsa në vitin 2020 me 2,1 për qind. Romët përfaqësoheshin me 0.8 për qind, ndërsa tani janë 1.3 për qind, vllehët janë në të njëjtin nivel, boshnjakët ishin me 0.3 dhe tani janë me 0.5 për qind.

“Fatkeqësisht, situata nuk është përmirësuar në mënyrë të barabartë në të gjithë sektorët, institucionet dhe organet. Në disa nga organet shtetërore, si Kuvendi, Avokati i Popullit, Qeveria, ministritë, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe në disa nga fondet më të mëdha, gjendja është përmirësuar dukshëm. Por edhe këtu jo për të gjitha komunitetet njësoj”, tha Ziberi.

Siç informoi Ziberi, në organet shtetërore, si Presidenti, Kuvendi, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Supreme dhe Administrative, Banka Popullore, përfaqësimi tek këto organe për vitin 2020 është si vijon: maqedonas janë 75,6 për qind, shqiptarë 17,7 për qind, turq. 1,6 për qind, romët 1 për qind, serbët 1,7 për qind, vllehët 1,7 për qind, boshnjakët 0,5 për qind dhe pjesa tjetër 0,3 për qind.

Situata në ministritë në tërësi është si vijon: maqedonas janë 69,9 për qind, shqiptarë 24,3 për qind, turq 1,9 për qind, romë 1 për qind, serbë 1,5 për qind, vllehë 0,5, boshnjakë 0,6 për qind dhe pjesa tjetër 0,3 për qind.
Duke marrë parasysh situatën, Avokati i Popullit rekomandon zbatimin serioz të parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në ndërmarrjet publike.

Avokati i Popullit rekomandoi që gjyqësori të ndërmarrë hapa shtesë për përmirësimin e gjendjes dhe si kritikë të veçantë iu drejtua Gjykatës Themelore Civile Shkup, e cila për vitin 2020 nuk dërgoi të dhëna për gjendjen e numrit të tyre të të punësuarve dhe prejardhjen e tyre etnike.

“Është edhe më shqetësuese në prokurori në krahasim me drejtësinë. 81.9% e numrit të përgjithshëm janë maqedonas, 12.1% janë shqiptarë, 2.3% janë turq, 0.8% janë romë, 0.8% janë serbë, 1.5% janë vlleh, 1.3% janë boshnjakë dhe pjesa tjetër 3%”, shtoi Ziberi.

Ai theksoi se situata është e ngjashme edhe në Prokurorinë e Lartë Publike dhe në Prokurorinë e RSM-së, për të cilat ka bërë vërejtje serioze se këto institucione ndërmarrin hapa seriozë për përmirësimin e situatës dhe për një fakt tjetër – krijimin e besimit të qytetarëve në këto institucionet, në radhë të parë gjyqësori dhe prokuroria.pse përfaqësimi i të gjitha komuniteteve në mënyrë të barabartë në popullatë shkon në favor të krijimit të besimit më të madh në vendimet e këtyre institucioneve.