Ziberi – Nëse mendoni se dhunim nuk ka në Maqedoni, e keni shumë gabim!…

Shkruan Linda Ziberi, profesoreshë në UEJL.

Nëse mendoni se këto dukuri ndodhin vetëm në Kosovë e Shqipëri dhe rini rahat se në Maqedoni respektohen “vlerat familjare” e keni shumë gabim!!!! Këte e them me shumë keqardhje, por me shumë siguri, nga ajo që shoh në rruge dhe cka dëgjoj cdo ditë.

Për fat te keq në Maqedoni ende dominion FRIGA dhe TURPI, dhe rastet e tilla rallë raportohen kurse ata që raportohen fshihen nga familjet, gjykata dhe policia e korruptuar. Mos të flasim për gjendjen në të cilen ndodhen mediat tona, ku mungojnë gazetarë që dijnë të shkruajnë dhe të raportojnë, si dhe organizatat civile inegzistente, mungesa e hulumtimeve adekuate, etj. Organizata feministe që e ngrejnë zërin egzistojnë vetëm në Shkup, e ata fokusohen kryesisht në popullsinë Maqedone. Me dashje apo pa dashje, problemet e femres shqiptare nuk janë në fokusin e tyre. Hulumtimet bëhen në gjuhën Maqedone, apo në gjuhen angleze, dhe popullata shqipfolese ngel e pa hulumtuar dhe e pa informuar.

Edhe një gjë, edhe pse rasti me vajzën 11 vjeçare është monstruoz, skandaloz, dhe shume i ndjeshëm, mendoj se është shumë gabim që protesta ynë të fokusohet vetëm tek vajzat e mitura, kur gratë e rritura njejtë cdo ditë dhunohen, torturohen dhe vriten nga burrat dhe familjarët e tyre. Duhet te jemi shumë koshient për gjuhen dhe terminologjinë që përdoret në këto raste pasi që gjuha dhe komunikimi kanë ndikim të madh në shoqëri, në procesin gjyqësor, ligjet, dhe zbatimin e tyre. Duhet të flasim zëshëm për problemin e DHUNËS GJINORE në gjitha aspektet e shoqërisë tonë, nëse duam te shkojmë para si shoqëri dhe ti mbrojmë vajzat dhe gratë.