Ziberi: Ndihmë shtetërore deri në 20.000 euro për të rinjtë për të ble apartamente dhe shtëpi

Kandidati për Kryeministër të pare shqiptar, Naser Ziberi, vizitoi familje të moshës se re me të cilët bashkëbiseduan për problemet me të cilat ballafaqohen familjet e moshës së re.

Gjatë bisedës, me çiftin e rij, Ziberi potencoi se “Angazhimet tona në këtë drejtim janë shumë serioze, ne duhet ti plasojmë idetë tona në drejtim të planeve për mbështetjen e të rinjve, respektivisht mbështetje për çiftet e rinj deri në moshën 35 vjet, të cilët kërkojnë përkrahje më serioze, saktësisht, për çiftet të cilët akoma nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit, të ju ofrojmë atyre ndihmë, me kredi pa kamatë deri në 20,000 euro.

“Ndër tjerash ai shtoi se po ashtu parashihet edhe rrjeti i arsimit parashkollor i çerdheve për fëmijët të zhvillohet ende më shumë, për arsye se kemi mungesë në atë segment. Jo çdo kush mund ta sistemojë
fëmijën e vetë edhe në arsim parashkollor, e veçanërisht në çerdhe apo kopshte” – shtoi Ziberi.