Ziadin Sela në kafe me Menduh Thaçin? Sela: Nuk e kam problem


Një qytetar ka pyetur Ziadin Selën se nëse do të bëhej pjesë e Frontit Europian, a do të kishte pirë kafe me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin?

Ndaj kësaj pyetje, Sela është përgjigjur në ClickPlus në TV21. Tha se nuk e ka problem, sepse ai kur nuk përdori fjalë të pamatura dhe nuk shpifi për asnjë politikan në publik.

Unë nuk e di se jam drejtuar me ofendime në skenën politike për sa kohë që jam kryetar partie. Realisht, edhe kur s’kam qenë nuk është se kam pasur ndonjë qëllim, fjalë të pamatura. Prandaj, unë nuk e di pse nuk duhet… E respektoj qasjen… Në fund të ditës politika e bën të veten dhe unë gjithmonë kam bërë kujdes, nuk kam përdorur shpifje… Nuk është problem me pi kafe me figura politike”, tha Sela.

Kujtojmë se Sela dhe Thaçi kanë qenë bashkëpartiakë në PDSh, por Sela i revoltuar krijoi fraksionin Lëvizja për Reforma PDSH, i cila më pas kaloi në subjekt politik – Aleanca për Shqiptarët.