Ziadin Sela mbështetje deputetit të vetëm shqiptar në Gjermani


Sami Musa, është me siguri shqiptari i parë i zgjedhur në Parlamentin e Hamburgut, qytetit të dytë më të madh në Gjermani, pas Berlinit.

Fitoren e tij në zgjedhjet që janë mbajtur,23 shkurt, e ka konfirmuar vetë z. Musa, i cili në llogarinë e tij të fejsbuk kishte shkruar si vijon:
I kam fituar 3661 vota. Falënderoj përzemërsisht secilin garues. Urime secilit deputet të zgjedhur ashtu sikurse edhe atyre që nuk janë zgjedhur. Secili prej jush është angazhuar për demokraci. Uroj po ashtu edhe secilin aktivist të zgjedhjeve dhe të gjithë pjesëmarrësit. Unë mendoj se duhet të jem brenda (në parlament), prandaj falënderoj përzemërisht të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë zgjedhur”.

Një mbështetje të fuqishme për z. Musa , e dha edhe Ziadin Sela, në tubimin që mbajti me bashkëatdhetarët t në Hamburg, një ditë para se të mbaheshin zgjedhjet.

Me këtë rast Ziadin Sela në një fjalim rasti para të pranishmëve tha:

” Unë gëzohem nga fakti që ju keni nesër një kandidat që duhet ta votoni, jo për atë , por për të institucionalizuar prezencën tuaj këtu. Për të gjithë ata të cilët e kanë ndarë mendjen që jetën ta zhvillojnë këtu. Fatkeqësisht tani janë shumë dhe fatmirsisht për zotin Musa, që skam asnjë dilemë që do të zgjidhet dhe do ti përfaqësoj ashtu siç duhet shqiptarët, zërin e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, që jetojnë këtu në Gjermani. Nga ana tjetër , zotri Musa , unë shpresoj që për dhjetë vjetë mos kesh votues shqiptarë këtu. Të uroj që bashkarisht të angazhohemi në politika për ti kthyer shqiptarët në vendlindje, për ta zhvilluar jetën dhe për ta trashëguar amanetin që kanë marë mga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre për të mos i lënë ato troje , sepse janë troje në të cilat ne kemi mbirë dhe nuk na ka hedh dikush tjetër”, tha Sela në takimin që zhbvilloi me shqiptarët e Hamburgut.
Përndryshe 35 vjeçari Sami Musa është me prejardhje nga Pozharani i Vitisë, Kosovë. Ai është një afarist shumë i sukseshëm në Hamburgdhe biri i aktivistit dhe afaristit të njohur në gjithë Gjermaninë, Xhelil Musa.Duke qenë menaxher i sukseshëm i njerit prej hoteleve me te njohura në Hamburg, Sami Musa, tashmë ka një komunikim të veçantë me qytetarë, ai i njeh mirë edhe nevojat e tyre. Qasja e tij pro politikave sociale, e bën Sami Musën të jetë edhe më afër interesave të qytetarëve.