Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar nga nënkryetari Elmi Aziri takuan ndihmës sekretarin amerikan Filip Riker.
Sipas komunikatës së ASH-së, në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend me theks të veçantë reformat në gjyqsorë dhe prokuroria publike.
“Kryetari Sela fillimisht e ka njoftuar ndihmës Sekretarin Phillip Reeker për zhvillimet politike në vendë e sidomos për propozimin e Aleancës për Shqiptarët që prokurori i përgjithshëm të jetë nga vendet e BE-së me arsyetimin se është rrënuar kredibiliteti dhe besueshmëria e sistemit aktual gjyqsorë,propozimi jonë është një zgjidhje e mundshme për të kthyer besimin e qytetarëve tek institucionet. Ndihmës Sekretari P.Reeker ka ripërsëritur mbështetjen amerikane për R.M.Veriore dhe gatishmërinë për të ndihmuar vendin në rrugën euro-atlantike,por gjithashtu edhe angazhimin maksimal për rritjen e kapaciteteve demokratike që në R.M.Veriore të funksionoj shteti i së drejtës”, nënvizon ASH-ja.