Zhvishet në të brendshme Katica Janeva gjatë prezantimit të raportit PPS-së në Entin për Revizion

Katica Janeva, ish-prokurorja speciale dhe e akuzuar në rastin Reket ka shkaktuar incident në Entin shtetëror për revizion kur ka filluar të zhveshët në të brendshme, përderisa revizorët kanë prezantuar raportet nga revizioni për punën financiare të PPS-së. Është përgatitur edhe shkresë për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, por Janeva ka refuzuar të nënshkruajë.

Nga Enti për Revizion për TV21 pohojnë se Janeva është thirrur që të i prezantohet raporti revizor për PPS. Atje ka qenë i pranishëm edhe prokuror nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Për shkak të incidentit, është ndaluar prezantimi.

Nga MPB e konfirmuan ngjarjen.