“Big Brother” kishte përgatitur një surprizë për Monikën, duke i sjellë në dhomën e surprizave 3 djem masazhatorë. Me t’i parë Monika u lumturua pasi kishte kaq kohë që e kërkonte këtë.
Aktorja nuk ngurroi të zhvishej për të shijuar masazhin ndërsa ky moment u shoqërua me të qeshura.
“O Zot nuk më besohet”, tha Arbana duke qeshur dhe vuri duart në kokë ndërsa Monika vazhdoi të shijonte mbrëmjen dhe falenderoi për këtë surprizë.