Zhvilluan gara shpejtësie në Zvicër, ky është dënimi që i pret shqiptarin nga Kosova dhe serbin

Një shtetas i Kosovës dhe një shtatas i Serbisë mund të dënohen me bur*gim pjesërisht me kusht pas një gare shpejtësie në autostradën A1 me ç`rast kanë bërë tejkalime të shpejtësisë.
Zyra e prokurorit publik në Baden ka kërkuar gjithashtu dëbim opsional nga vendi për dy të aku*zuarit.

Shtetasi 19 vjeçar i Serbisë dhe kosovari 21-vjeçar nga kantoni i Cyrihut janë fotografuar nga radari natën e 11 prillit, në autostradën A1 në Spreitenbach AG duke zhvilluar një shpejtësi shumë të madhe. Të dy të akuz*uarit vozitnin krah për krah me makina me shumë kuajfuqi.
19-vjeçari është fotografuar duke zhvilluar shpejtësinë prej 235 kilometrash në orë ndërsa 21-vjeçari, 224 kilometra. Kështu ka njoftuar të hënën prokurori publik i Kantonit Aargau. Në autostradë shüejtësia maksimale e lejuar ishte 120 kilometra në orë.

Zyra e prokurorit publik në Baden akuzon ata se ata me mënyrën e tyre të vozitjes kanë ekspozuar vazhdimisht pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, veten dhe pasagjerët në makinat e tyre ndaj një rreziku të lartë aksi*dentesh me lëndime të rënda ose fatalitet përmes stilit të tyre të vozitjes.
Përveç kësaj, zyra e prokurorit publik aku*zon shoferët e rinj për vepra të tjera të trafikut. Ndër të tjera, ata auz*ohen se kanë kryer tejkalim masiv të shpejtësisë jashtë qytetit, pavarësisht nga njëri-tjetri, 21-vjeçari njëherë ndërsa 19-vjeçari disa herë. Të aku*zuarit i kanë filmuar me celularë këto tejkalime të shpejtësisë.

Zyra e prokurorit publik në Baden kërkon që tetasi i Serbisë të dënohet me tre vjet bu*rg, nga të cilët 18 muaj burg efektiv, dhe një gjobë prej 3000 frangash. Për kosovarin 21-vjeçar, prokurori publik ka kërkuar dë*nim me burg prej dy vjet e gjysmë, 15 muaj, prej të cilave bu*rg efektiv dhe gjobë prej 2500 franga.
Përveç kësaj, prokuroria kërkon dëbim opsional nga Zvicra për 5 vite për secilin nga të aku*zuarit. Ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet procesi gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Baden