Zhernovski: Zgjedhjet na duhen sa më shpejtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski shkroi në profilin e tij në Fejsbuk se na duhen zgjedhjet sa më shpejt, veçanërisht në kushtet kur funksionimi i Kuvendit është i pamundur.

“Në kushtet kur funksionimi i Kuvendit është i pamundur dhe me këtë është pamundësuar që si organ demokratik dhe përfaqësues për të kontrolluar pushtetin ekzekutiv, na duhen zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo është veçanërisht në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, kur detyrat e qeverisë janë rritur dhe pothuajse të pakufizuara”, thotë Zhernovski.

Sipas tij, për të vazhduar proceset e filluara me sukses janë të nevojshme zgjedhjet, të përkushtohemi në negociata me BE-në, të kemi shtet dhe sistem të fortë, të mbrojmë ekonominë dhe të mbrojnë shëndetin e qytetarëve.