Zhernovski: Rekomandimi i pakushtëzuar na jep nxitje se shumë shpejt do të bëhemi anëtare e plotfuqishme e BE-së

Legjislacioni vendas është 50 për qind i harmonizuar me atë evropian, ndërsa rekomandimi i pakushtëzuar vetëm na jep nxitje që sapo të hapen negociatat me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut shumë shpejt të bëhet anëtare e plotfuqishme. Ky është qëndrimi i Andrej Zhernovskit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, i cili sot në “Utrinski TV” në “Sllobodna TV” foli për sfidat e vendit në vigjilje të video-konferencës së parë të ministrave të jashtëm të vendeve të Unionit (GAK) në kushte të izolimit për shkak të sëmundjes Kovid-19.

“Duhet të presim që të përfundojë e gjithë procedura. Sot do të prononcohen ministrat e jashtëm, por pas 11 rekomandimeve jemi më afër që të marrim datë. Sot duhet të presim që të harmonizohet teksti. Është çështje ditësh kur do të jemi anëtarë të NATO-s. Megjithatë, kjo konferencë sot ka natyrë informale, por ky është konfirmim dhe valorizim i asaj që është bërë. CV-ja jonë është aq e fuqishme sa nuk mund të shmanget. Pres që KE-ja të krijojë një kornizë për fillimin e negociatave dhe të fillojmë të punojmë në kapitujt që do të hapen”, deklaroi Zhernovski.