Zhd*ukja e shefit të policisë së Ulqinit/ Mediat serbe: Elezoviç mund të jetë larguar pasi kishte frikë se mund të dë*nohej, dyshohet se është pjesë e një grupi tr*afikantësh

Detaje të reja mësohen rreth zhd*ukjes së shefit të anti-dr*ogës në Mal të Zi. Sipas burimeve mediave Rudolf Elezović ka pasur informacion se do arr*estohej. Kështu, siç raportohet, ai është larguar jashtë shtetit duke shmangur marrjen ne pyetje nga Prokurorja Speciale Mira Samarxhiç.
Burimi thotë se nuk përjashtohet mundësia se Elevzoviçit i ka ndodhur diçka. Prandaj he*timi është shtrirë në dy drejtime.

Interesant mbetet fakti që një njeri i afërt i tij ka qenë pjese e operacionit “Kurthi” ku janë arr*estuar 24 persona.
Dhe se i zhd*ukuri Elezoviç ka pasur informacionin e dorës së parë së çfarë kanë thënë të arr*estuarit për të dhe disa efektivë të policisë së Ulqinit dhe Tivarit, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar në tr*afikimin e dr*ogës.

Ne ak*sionin policor “Kurthi” u arr*estuan 24 persona për tr*afikimin e 2.5 ton mar*ihuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Sipas deklarimeve te disave nga të arr*estuarit, Elezović dhe disa kolegë të tij më herët kanë bërë lëshime duke lejuar tr*afikun e sasive të mëdha të dr*ogës.
Ndërsa, kanë kryer aksione në ndalimin dhe sekuestrim e sasive të vogla duke bërë që të duken të suksesshëm në lu*ftën kundër tr*afikut të na*rkotikëve.

Një i arr*estuar që ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur ka treguar gjithë dinamikën e funksionimit të grupit kr*iminal që është marrë me tr*afikimin e na*rkotikëve. Ai madje është shprehur se Elezović për çdo kilogramë të lëndës na*rkotike të tr*afikuar merrte përqindje të cilën më pas e ndante me kolegët.
Të njëjtën histori e kanë treguar më së paku edhe dy të arr*estuar të tjerë. Nuk dihet ende se sa të vërteta janë këto dëshmi. Ministri i brendshëm i Malit te Zi Sergej Sekuloviç është shprehur se është njoftuar për rastin dhe se ka te dhëna operative rreth he*timeve qe po kryhen por nuk mund te japë detaje.