Babai i të zhdukurit Samoil Kostadinovski, nipit të politikanit Lube Boshkovski, ofron një shpërblim monetar për informacion në lidhje me zhdukjen e djalit të tij. I thotë se nuk kanë asnjë lajm as nga Prokuroria, e as nga miqtë e tij për gjetjen e Samoilit.
“Nuk më ka humbur një biçikletë, por fëmija, dhe pas 20 ditësh nuk e dimë ku është, çfarë ka ndodhur me të, pse?”, tha për A1on babai i Samoilit të zhdukur, Ljupço Kostadinovski.
Ljupço është vëllai i Violetës, gruas së Ljube Boshkoskit. Policia arrestoi dy persona në lidhje me rrëmbimin, por edhe pse kanë kaluar 20 ditë, ende nuk ka informacione për vendndodhjen e Samoilit.
Artikulli paraprakStudentët serbë marrin pjesë në bllokadat e institucioneve, shkak plani për Kosovën
Artikulli tjetërBorrell dhe Escobar i japin fund lojës së Vuçiqit: Marrëveshja për Kosovën është e detyrueshme edhe pa nënshkrimin e tij.