“Zh*dukja” e Mijallkovit, janë organizuar pro*testa para Qeverisë për sot në ora 18:00


Sot në ora 18:00 disa aktivist nga organizata joqeveritare “Mos u bëj plehrë” do të pro*testojnë kundër sipas tyre, shtetit të kapur dhe lejimit të ikjes të ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijalkov. Një prej organizatorëve, Umejr Muhamedi në “Fejsbuk” shkruan se në momente të tilla, është turp që populli të qëndroje heshtur.

Pro*testat të cilat do të mbahen para objektit të Qeverisë së RMV-së nuk janë paraqitur në Ministrinë për Punë të Brendshme. Megjithatë, Muhamedi tha se një gjë e tillë nuk është e nevojshme.
“Pro*testat i organizojmë ne si aktivist të disa organizatave joqeveritare, kryesisht është organizata “Mos u bëj plehrë”. Është paraparë të mbahet në ora 18:00 para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut” tha Umejr Muhamed.