Zhd*uket një kosovare në Zvicër, nga e hëna nuk dihet për fatin e saj

51-vjeçarja shqiptare është larguar nga vendbanimi i saj midis orës 6.10 dhe 9.45 të mëngjesit. Vendndodhja e saj nuk dihet që nga ajo kohë.
Në Emmen, Kantoni i Lucernit familjarët njoftojnë se Alije Veselit është zhdukur, që nga e hëna në mëngjes.

51-vjeçarja është larguar nga vendbanimi i saj midis orës 6.10 dhe 9.45 të mëngjesit. Vendndodhja e saj nuk dihet që nga ajo kohë.
Alije Veseli është e gjatë rreth 170 centimetra dhe me shtat të mesëm. Ajo ka flokë ngjyrë kafe, deri në shpatulla dhe sy ngjyrë kafe. Veshja e saj nuk dihet.
Të gjithë ata që mund të japin informacione rreth vendndodhjes së saj duhet të kontaktojnë policinë e Lucernit në 041 248 81 17.