Zhduket aktorja e njohur turke pas tërmetit? Pse fansat janë të shqetësuar


Modelja dhe aktorja e njohur turke, protagoniste në shumë seriale të njohur, ka shqetësuar fansat pasi një video në Tiktok u bë virale, ku pretendohej se ajo ishte zhdukur pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë.

42-vjeçarja, e konsideruar si një yll në kinematografinë turke dhe e njohur për seriale si “Ezel”, “Anne”, “Sadakatsiz” etj, nuk ka dhënë asnjë shenjë jete që nga tërmeti vdekjeprurës.

Sipas aludimeve në internet, Consu jetonte pranë epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8, një nga më të mëdhenjtë dhe më shkatërruesit në 100 vjet. 

Por, gazetarja Birsen Altuntas raportoi se aktorja ishte një nga personazhet që do të bashkëpunojë me Disney Plus dhe Fox për të ndihmuar në zonat e prekura nga tërmeti. Sidoqoftë, lajmi nuk i qetësoi fansat e aktores.

Shumë prej tye janë janë të shqetësuar për të, pasi si një personazh publik, Cansu nuk ka postuar asgjë në rrjete sociale, siç bënë kolegët e saj dhe figura të njohura në Turqi.