Zhduken pesë punëtorë ndërtimi nga Bangladeshi që punonin për një kompani tetovare, pronari i paraqet në polici


Më 30.08.2024, në orën 16:20, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, J.A. (38) nga fshati Neproshten i Tetovës ka raportuar se nga vendi ku qëndronin në Tetovë janë larguar 5 persona nga Bangladeshi, të cilët ishin të angazhuar për kryerjen e punimeve ndërtimore. Po merren masa për gjetjen e personave.