Dy persona nga Nepali, të punësuar në një kompani private në Shkup, prej ditës së djeshme janë zhdukur prej hotelit ku kanë qëndruar.
– Me datë 18.06.2024 në ora 15:45 në SPB Shkup, Lj.J (36) nga Shkupi, personi i autorizuar i një kompanie private, ka raportuar se nga hoteli ku po qëndronin janë larguar dy persona nga Nepali, të cilët ishin të punësuar në kompani. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave, njofton MPB.