Zhbogar: Virusi është pjesë e jona, askund pa maskë


Ambasadori i BE Samuel Zhbogar postoi një video në Facebook në të cilën ai bëri thirrje për respektimin e masave mbrojtëse kundër Covid-19.

Virusi është pjesë e jona. Vetëm duke respektuar masat do të mund të kemi një jetë të sigurt të përditshme. Mbajtja e maskës në markete, tregje, vendvotime, në bankë apo hapësirë ​​tjetër të mbyllur është thelbësore për mbrojtjen dhe sigurinë tonë themelore. Askund pa maskë!”, thotë ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.