Zhbogar: Të miratohet ligji për PP që të demonstrohet përkushtimi ndaj ardhmërisë evropiane


Ligji për prokurorinë publike duhet të miratohet sepse me këtë do të tregoni ndryshim e mënyrës së të menduarit që është minimumi i nevojshëm për hapjen e negociatave, se si t’i shfrytëzojmë maksimalisht negociatat për ndryshimin e vendit tonë që të rinjtë të mos largohen, tha euroambasadori Samuel Zbogar, para fillimit të brifingut mbi metodologjinë e re të Komisionit Evropian.

Zhbogari e përsëriti porosinë nga eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei për Prokurorinë Publike deri te të gjithë faktorët politik në Shkup.

“Komisioni nuk e ka vendosur si kërkesë Ligjin për prokurorinë publike, por është diçka që duhet të bëhet për disa arsye. Fillimisht që qytetarët të besojnë në drejtësi dhe se do të ketë përgjegjësi për veprat penale. Sepse është e rëndësishme për shumë shtete anëtare, si një demonstrim i përkushtimit ndaj sundimit të ligjit. Së fundmi, sepse ne duam të tregojmë ndryshimin e të menduarit, që është minimumi i nevojshëm për hapjen e negociatave, si të shfrytëzojmë sa më shumë negociatat për ndryshimin e shtetit tonë që të rinjtë të mos largohen”, deklaroi Zbogar.

Komisioni e përfundoi punën e vet, nënvizoi Zhbogar, duke shtuar se ka ende punë të bëhen edhe nga ana jon për këtë partnerit.

“Ende ka gjëra që duhet të bëhen për të demonstruar përkushtimin për ardhmërinë evropiane nga Maqedonia e Veriut. Vazhdoni me reformat e mira, realizoni zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe vazhdoni me marrëdhëniet e mira fqinjësoreë”, tha Zbogar.

Përsëriti se ky është lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor dhe uin-uin situatën për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Për Bashkimin Evropian sepse e pranon që zgjerimi është investim strategjik edhe unioni të jetë i stabil dhe i bashkuar. Për rajonin është me rëndësi sepse e riafirmon faktin se anëtarësimi i plotë është qëllimi përfundimtar i procesit. Qëllimi i dokumentit është të rifillohet dhe përshpejtohet procesin që humbi një pjesë të energjisë nga të dy palët, si dhe të rikthehet besimi i të dy palëve”, tha Zbogar.

Për të dy palët, nënvizoi ai, qëllimi është të kalohet prej më pak për më pak, nga më shumë në më shumë.

“Do të thotë të ketë më shumë sinqeritet nga të dy palët në rrugën e përbashkët. Për vendet kandidate kjo do të thotë që kur thonë se po bëjnë reforma, vërtetë duhet të reformojnë shoqërinë, jo vetëm të miratojnë ligje. Nga ana e BE-së, është sinqeritet kur flasim për procesin e zgjerimit se vërtetë mendojmë se rruga çon drejtë anëtarësimit në BE”, tha Zbogar. .