Zhan Mitrev ofron garanci prej 1 milion eurove për të mos shkuar në paraburgim

Me garanci prej 1 milion eurove, Zhan Mitrev do të mbrohet në liri, pasi i njëjti po hetohet nga Prokuroria e Shkupit për procedurat e trajtimit të pacientëve në spitalin e tij. Më herët Mitrevit i është marrë edhe pasaporta, pasi organet hetuese thonë se ka rrezik për arratisje.

Prokuroria para dy muajsh njoftoi se Mitrev dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”, që dënohet sipas nenit 247, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Prokuroria sqaron se hetimi pritet të përfundojë për rreth tre muaj, ndërsa deri më tani kanë dëshmuar rreth 80% nga të dëmtuarit që janë raportuar.

Hetimi në lidhje me këtë rast nisi pas publikimit të filmit dokumentar “Gjaku i papastër”, ku pacientë të shumtë u ankuan se si ka punuar spitali “Zhan Mitrev” në trajtimin e pacientëve me koronavirus, respektivisht se si është përdorur metoda e hemofiltrimit, pa leje paraprake nga pacientët ose familjarët.