as shpalljes së gjendjes krize për shkak të përkeqësimit të situatës me Covid-19, në dispozicion do të vendosen edhe kapacitetet e spitaleve private dhe poliklinikave, si dhe stafi i tyre mjekësor.
Nga Klinika private “Zhan Mitrev”, thonë se janë të gatshëm dhe se presin udhëzime dhe detaje nga autoritetet për përfshirje në procesin e trajtimit të epidemisë.
“Mbështes çdo iniciativë për të vendosur në dispozicion të gjitha kapacitetet spitalore. Për shkak se situata është me të vërtetë serioze, unë dhe i gjithi ekipi jemi të gatshëm që me dijen tonë dhe përvojat që kemi të ndihmojmë në trajtimin e formave më të vështira të Covid-19. Për bashkëpunimin presim detajet dhe udhëzimet nga organet kompetente”, përfundon Zhan Mitrev.