“Zhan Mitrev”, Grubi: “Për dy ditë MSH do të dorëzojë informacion zyrtar!”

Zëvendëskryeministri i parë , Artan Grubi është shprehur për rastin “Zhan Mitrev” ku ka sqaruar se në seancën e 61-të të Qeverisë kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që për dy ditë të dorëzojnë informacion zyrtar lidhur me rastin.

Lexoni më tepër:
Sot në seancën e 61-të të Qeverisë pas shqetësimeve dhe reagimeve të qytetarëve obliguam Ministrinë e Shëndetësisë që në afat prej dy ditëve të dorëzojë informacion zyrtar në lidhje me storjen e publikuar hulumtuese nga ana e IRL-së (Investigative Reporting Lab) për Spitalin Klinik “Zhan Mitrev”.