“Zgjoi” gati për kinematë e Australisë dhe Zelandës së Re

Më 24 shkurt në ekranet e kinemasë në Australi dhe Zelandë të Re nis shfaqja e “Zgjoit”. Filmit, nën regji të Blerta Bashollit, që po synon të bëhet i pari nga Kosova i nominuar për çmimin “Oscar”, deri më tani i është konfirmuar se do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe në 6 të tjera në Zelandë të Re. Sipas producenti Yll Uka, kjo është një mundësi që shqiptarët që jetojnë në këto vende të kenë mundësi të shohin rrëfimin për Fahrije Hotin nën interpretimin e aktores Yllka Gashi.