Zgjidhet deputetja e parë me shami në historinë e Holandës

Për herë të parë në historinë e Holandës, kandidatja për deputete me shami ka hyrë në parlament.
Kandidatja për deputete nga e Majta e Gjelbër (GL), Kauthar Bouchallikht, njoftoi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se do të hyjë në parlament me votat preferenciale.
“Ja pra ne e arritëm atë. Unë do të hyj në Dhomën e Përfaqësuesve me votat e preferuara, dhe prej aty do t’i shërbej shoqërisë së bashku me ju. Për barazi dhe drejtësi. Për shpresë në vend të urrejtjes. Së bashku. Faleminderit”, tha Bouchallikht.

Bouchallikht, do të jetë deputetja e parë me shami që hyn në parlament në historinë e Holandës sipas rezultateve jozyrtare të votave preferenciale.
Udhëheqësi i Partisë së Lirisë nga e djathta ekstreme, Geert Wilders, filloi fushatën në rrjetet sociale me etiketimin “Stop Islamit” pas hyrjes së Bouchallikht në parlament dhe rastin në fjalë e komentoi si “ditë e zezë ne Holandë”.

Udhëheqësi i GL, Jesse Klaver, duke kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Diskriminimit Racor në përgjigje të postimit të Wilders tha se, “Sot është një ditë kur ne mirëpresim Kauthar-in si deputete dhe qëndrojmë së bashku kundër marrëzive të tilla të ekstremit të djathtë”.
Më 26 mars do të publikohen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve nga Bordi Zgjedhor, duke përfshirë votat preferenciale të kandidatëve.

Bouchallikht më herët ka punuar në Forumin Evropian për Rininë Muslimane dhe Organizatat Studentore (FEMYSO).
Votat preferenciale janë votat e mjaftueshme të marra nga kandidatët të cilët janë jashtë vendeve të siguruara nga një parti sipas renditjes së tyre në listën e kandidatëve.

Një kandidat duhet të fitojë 25 për qind të votave të kërkuara për të fituar një vend në parlament përmes votës preferenciale.
Një nga kandidatët kryesorë të partisë nuk do të jetë në gjendje të hyjë në parlament, në vend të kandidatit për deputet që ka hyrë në parlament me votat preferenciale.