Zgjidhen prokurorët e Prokurorisë për ndjekje të kr*imit dhe ko*rrupsionit

Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme ka emëruar 5 prokurorë publik të cilët do të punojnë në Prokurorinë për ndjekje të kr*imit të organizuar dhe ko*rrupsionit. Nga 14 kandidatë janë zgjedhur: Lile Stefanova, Trajçe Pelivanov, dhe Artan Hajro të cilët kanë punuar në ish PSP-në, ndërkohë që janë zgjedhur edhe Natasha Pop-Trajkova dhe Katerina Kollareviq.

Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve u zgjedh edhe shefi i Prokurorisë s Strugës, me këtë prokurori do të udhëheq Stojanço Arnaudovski.
Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të zgjedh edhe 5 prokurorë publik të cilët do të punojnë në Prokurorinë e Lartë-Shkup. Siç njoftuam edhe dje, pritet që Këshilli i Prokurorëve Publik të zgjedh prokurorët Fatime Fetai, Burim Rustemi, Snezhana Bundalevska, Naum Panovski dhe Sasho Rajçev i cili për momentin është shef në PTHP Shkup.