Zgjerohet hetimi ndaj Muhamed Zekirit, për marrëveshje me person juridik për riorganizimin e hekurudhave

Prokuroria për ndjekje krimit të organizuar dhe korrupsionit ka zgjeruar hetimet për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Bëhet fjalë për një tjetër rast penalo-juridik, ku qeveria përmes sekretarit të përgjithshëm Muhamed Zekiri ka lidhur marrëveshje me një person juridik për shërbime konsulente për riorganizimin e Hekurudhave. Prokuroria dyshon se edhe kjo kontratë është lidhur pa tender. Ai dyshohet për shpërdorim detyre që nga prilli, kur Prokuroria për ndjekje krimit të organizuar dhe korrupsionit ndaj Zekirit dhe dy shtetasve të tjerë kroatë, për kontratë tjetër për shërbime konsulence pa procedurë të prokurimit publik.