Zgjedhjet parlamentare 2020, KSHZ me udhëzime të reja për vëzhguesit

KSHZ, vendosi të ndryshojë udhëzimin që i dedikohet monitorimit të zgjedhjeve nga ana e organizatave joqeveritare, qofshin të huaja apo të vendit, me të cilën rregullohet mënyra, procedura dhe rregullat në bazë të të cilave duhet të sillen dhe t’i vëzhgojnë zgjedhjet. Udhëzimit të deritanishëm I hiqen aline të caktuara për të mundësuar transparence më të madhe dhe liri në punën e vëzhguesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Anëtari I KSHZ-së Boris Kondarko deklaroi se vendimi I tillë u soll për të mos lënë hapësirë formale për interpretime të ndryshme eventuale për një pjesë të dispozitave të lidhura me monitorimin e procesit, që do të parandalonte shkaktimin e hutisë nga cili do qoftë gjatë procesit. KSHZ ka për qëllim të rrisë përfshirjen dhe qasjen në process të organizmave jo qeveritare qofshin të huaja apo nga vendi, të akredituara nga KSHZ, si dhe t’ju mundësohen kushte më të mira për punë, tha ai.

KSHZ ndëkorhë zgjodhi edhe disa anëtarë të komisioneve zgjedhore komunale për të zëvëndësuar ata të cilët për shkaqe të caktuara nuk mund të kyenin procesin e punës në këto organe.