Zgjedhjet në LSDM, në Strumicë kanë votuar 60% e anëtarëve, Tetovë 47%

Socialdemokratët në zgjedhjet që mbahen sot, vendosin nëse kryetari aktual i partisë, Zoran Zaev duhet ta marrë edhe mandatin e tretë.
Kutitë e votimit janë hapur në ora 8 të mëngjesit, në 230 vendvotime në 80 komuna, njoftuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor i LSDM-së.

Deri në ora 12, kanë votuar 32.198 anëtarë nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar.
“Nga 68.999 anëtarë të regjistruar, deri në ora 12 të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 32.198 anëtarë. Dalja deri në orën 12 është 46%. Në Prilep kanë votuar 54%, në Tetovë kanë votuar 47%, në Shtip 37%, në Strumicë 60%, në Resnjë 45%, në Karposh 38%, Gjorçe Petrov 48%,…”, njoftuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Nga atje deklarojnë, se ky proces zgjedhor parashihet të realizohet me statutin e partisë, ndërkaq sigurojnë se respektohen të gjitha masat dhe protokollet anti-Covid.
“Respektohen të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtje të shëndetit. Tërë procesi është i sigurt për shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve”, thanë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Votimi pritet të përfundojë në ora 19:00, ndërkaq Zoran Zaev është kandidati i vetëm për kryetar partie.