Zgjedhjet në Kosovë / Blerim Hyseni: Uroj që rezultati të mos krijojë prapë krizë institucionale

Njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Hyseni zgjedhjet e sotme në Kosovë i konsideron si më të rëndësishme.
“Sigurisht që për dallim nga zgjedhjet e deri tanishme këto vlerësohen si më të rëndësishme si rrjedhojë e turbulencave të mëdha në skenën politike në Kosovë.

Aspekt tjetër është edhe fakti se të gjitha subjektet politike përjashto VV-në janë sprovuar në Kosovë e kjo ka ngjallur dëshprim tek një numër i madh i qytetarëve kosovarë të cilët në këto zgjedhje VV-në e shohin si shpëtim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Uroj që zgjedhjet të kalojnë qetë dhe rezultati të dalë i tillë që mos të krijohet krizë institucionale”, deklaroi për News-TV analisti Blerim Hyseni.