Zgjedhjet më 5 korrik, qeveria nuk do të kërkojë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Deri të premten do të dihet qëndrimi përfundimtar i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme, i cili së bashku me mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse për gjendjen me pandeminë do të jenë vendimtarë për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Mirëpo nga Qeveria kanë deklaruar për Fokus se për momentin nuk e shohin të nevojshme që gjendja e jashtëzakonshme të vazhdohet edhe një herë.
Në Qeveri thonë se sistemi shëndetësor është i gatshëm të përballet për momentin me pandeminë, prandaj nuk vlerësojnë se ka nevojë për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 14 ditë.

“Vendimin përfundimtar do ta sjellim të premten”, kanë theksuar nga Qeveria.

Në pajtim të vendimit të presidentit, Stevo Pendarovski gjendja e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditëve, skadon më 14 qershor./Lajm