Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka komentuar për kandidaturën e mundshme nga ky subjekt politik për kryetar të Qytetit të Shkupit. Zaev tha se personalisht preferon që kryetari aktual, Petre Shilegov të ri-kandidohet.
“Për kreun e komunës Shilegov kam vetëm fjalë lavdëruese. Është një nga të preferuarit tanë për Qytetin e Shkupit. Ende nuk e kam pyetur nëse do të kandidatet, por për mua është një nga të preferuarit për projektet që ka realizuar.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në vendin tonë pritet të mbahen në fillim të muajit tetor.