Zgjedhjet lokale/ KShZ llogarit si të pabaza dy kundërshtime

Anëtarët e KShZ-së i llogarisin si të pabaza dy kundërshtimet për fillimin e parakohshëm të fushatës zgjedhore të parashtruara nga ASh-AA dhe një parashtrues anonim. Për të dyja kundërshtimet nuk mund të veprohet sepse mungojnë elemente të rëndësishme, thonë nga KShZ.

“Kundërshtimi nga ASH-AA do të refuzohet si i pabazë sepse parashtruesi nuk ka paraqitur dëshmi adekuate në bazë të të cilave KSHZ do të mundej ta konstatonte gjendjen faktike dhe të veprojë në bazë të saj. Edhe te parashtruesi anonim mungojnë elemente të rëndësishme nuk ka legjitimim aktiv nga kush është parashtruar dhe ndaj njëjtit KShZ nuk mund të veprojë.”,- tha anëtari i KShZ-së, Boris Kondarko.

Kundërshtimet për shkeljen e votës, Shehu: KZK sjell vendim në afat prej dy orëve
Nëse votuesi parashtron kundërshtim se i është shkelë e drejta e tij e votës në ditën e zgjedhjeve, Komisioni Zgjedhor Komunal dhe Gjykata Administrative sjell vendim në afat prej dy orëve nga pranimi i kundërshtimit nga votuesi.

“Afati për parashtrimin e kundërshtimit rrjedh prej datës dhe kohës së pranimit të tij nga ana e komisioneve komunale zgjedhore siç thash në fillim procedura për është urgjente dhe Komisioni zgjedhor komunal sjell vendim në afat prej dy orëve nga pranimi i kundërshtimit nga votuesi për shkeljen e të drejtës së tij të votës në ditën e zgjedhjeve. Po ashtu edhe Gjykata Administrative duhet të vendos për padinë në afat prej dy orësh pas pranimit të ankesës nga ana e votuesit.”,- theksoi nënkryetarja e KShZ–së, Ditmire Shehu.
KShZ miratoi vendimin që të rritet kompensimi për komisionet komunale, ndërsa anëtarët e KShZ-së në këto zgjedhje nuk do të marrin kompensim shtesë përveç pagesës së tyre.