Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pranoi edhe serverin i cili do të mbajë të dhënat e votuesve për votim biometrik në zgjedhje si dhe dhjetë stacione për mbushjen e terminaleve. KSHZ-ja do të testojë serverin dhe do të fillojë trajnimin e trupave zgjedhor për përdorimin e pajisjeve. Për trajnim do të përdoren 200 pajisjet e para të cilat tashmë janë në KSHZ. Gjatë ditëve të ardhshme, pritet edhe dërgesa e dytë me 950 terminale të tjera. Gjithsej do të jenë 4000 mijë aparate për votim biometrik në të gjithë vendin. Lista zgjedhore do të mbyllet më 24 shtator.
“Nëse serveri punon mirë, do të përgatisim terminalet për edukimin e kryetarëve dhe nënkryetarëve të këshillave zgjedhor. I gjithë operacioni do të vendoset në funksion. Kjo d.m.th. që procesi shkon mirë, në fakt, më shumë se mirë, sepse serveri arriti një javë më herët dhe mund të fillohet me mbushjen e këtyre terminaleve që janë për trajnim”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.