Zgjedhjet lokale/ Kasami shpalos detaje për kandidatët potencial nga Lëvizja Besa

Kryetari i Besës, Bilall Kasami ka konfirmuar zërat e fundit sa i përket kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet lokale të Tetorit. Në debatin politik në Tv Globi, Kasami tha se është biseduar me mjekun Skender Saidi dhe se ka një gatishmëri nga të dyja palët.

“Është biseduar, kam pasur takim edhe unë. Është një mjek i rrespektuar në Komunën e Tetovës, sigurisht që jemi në bisedime dhe ka gatishmëri edhe nga ana e tij dhe nëse arrijmë një dakordësi paraprake ajo do duhet të del para organeve të Lëvizjes Besa”, tha Kasami.

Gatishmëri për tu kandidaur për Komunën e Gostivarit ka edhe nga ana e deputetit Fadil Zendeli por akoma nuk është vendosur diçka konkrete tha Kasami. Ndërsa konfirmoi zërat që qarkullojnë për drejtorin e agjencisë për punësim Abdush Demiri si kandidat për Komunën e Teracës.