Zgjedhjet lokale – Kandidati që merr 30% fiton nga rrethi i parë

Përpos regjistrimit të popullsisë, kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i opozitës në konferencën pas takimit, tet a tet njoftuan se janë marrë vesh që zgjedhjet lokale të shtyhen.

Kreu i opozitës dhe kryeministri njoftuan se zgjedhjet lokale do të mbahen në pjesën e dytë të muajit tetorit, e jo në të parin siç ishte paraparë
Mes tjerash Zaev dhe Mickoski njoftuan se janë pajtuar që në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen të ketë mundësi që kandidati që merr 30% të votave të fitojë që nga rrethi i parë, pa pasur nevojë për rreth të dytë.