Zgjedhjet lokale 2021, forumet rinore angazhohen për proces të ndershëm

34 përfaqësues të forumeve rinore të partive politike nënshkruan deklaratën, përmes së cilës angazhohen për zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.
Përmes kësaj deklarate të rinjtë duan t’i dërgojnë mesazh opinionit se politikanët e rinj, si vendimmarrës të ardhshëm, kanë vullnetin, kapacitetin dhe vendosmërinë për të qenë liderë dhe për të krijuar një kulturë të ndryshme politike, duke e ngritur dialogun politik në një nivel më të lartë.

“Zgjedhjet e suksesshme kërkojnë gjithashtu lirinë e prezantimit të kandidatëve, partive politike dhe programeve të tyre politike. Politikat е të rinjve janë një segment shumë i rëndësishëm në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse përfshijnë një përqindje të madhe të të rinjve dhe sjellja e tyre në zgjedhje dhe fushata zgjedhore ndikon drejtpërdrejt në sjelljen e një grupi të madh të qytetarëve në vend.”,- deklaroi Biljana Janeva nga D. E. – Institutit të Ohrit.

Nënshkruesit e deklaratës thanë se kanë përgjegjësi para bashkëmoshatarëve të tyre, të tregojnë se kanë kapacitetin, njohuritë dhe aftësinë për të drejtuar fushatë zgjedhore, të japin kontributin për zgjedhje lokale të lira dhe demokratikë.
Njëherit apeluan deri tek të rinjtë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.