“Zgjedhjet, Filipçe prezanton masat që duhet zbatuar gjatë fushatës zgjedhore

Me kërkesë të presidentit Stevo Pendarovski, Komisioni për Sëmundje Infektive ka përgatitur protokoll për zgjedhjet i cili u mbështet nga të gjithë anëtarët e Komisionit në fjalë, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, sipas të cilit ky protokoll duhet ët zbatohet dhe të respektohet në tërësi. Protokolli parasheh masat që duhet të ndërmerren gjatë procesit zgjedhor, përbehet nga katër pjesë.

“Lidhur me fushatën zgjedhore, sipas Komisionit për sëmundje infektive, të gjitha aktivitete partiake duhet të zhvillohen duke respektuar distancën fizike, mbajtja e domosdoshme maskës dhe larja e shpeshtë e duarve. Gjatë çfarëdo aktiviteti duhet të respektohen masat e lartpërmendura. Tubimet në hapësirë të jashtëm dhe të mbyllur duhet të respektojnë këto masa. Fushata derë më derë gjithashtu duhet të respektoj këto protokolle, të rruhet distanca dhe mbajtja e maskave. Aktivitete partiake në hapësirat e partive dhe shtabet, gjithashtu duhet të respektohen masat e lartpërmendura si dhe dezinfektimi i hapësirave”, tha Filipçe derisa prezantoi masat që duhet të merren gjatë fushatës zgjedhore”