Për saktë një muaj, më 15 korrik në vend duhet të mbahen zgjedhjet e dhjeta parlamentare, zgjedhjet e pesta të parakohshme parlamentare që nga pavarësia. Dymbëdhjetë ditë më vonë Maqedonia e Veriut duhet ta marrë përbërjen e re të Kuvendit dhe më pas edhe Qeverinë e re politike.
Këto do të jenë zgjedhjet më specifike që janë mbajtur në vend duke e pasur parasysh krizën me koronavirusin dhe mënyrën në të cilën ata duhet të zbatohen – nën mbrojtje të plotë nga përhapja e virusit me maska, me mjete tjera mbrojtëse, në hapësira më të mëdha me dritare të hapura ose ndoshta edhe në ambient të hapur. Heshtja do të fillojë tre ditë më herët gjegjësisht më 12 korrik në mesnatë, ndërsa më 13 dhe 14 korrik (e hënë dhe e martë) do të votojnë të sëmurit që do të paraqiten për votim, ndërsa mes tyre edhe persona me Kovid-19, ata në izolim dhe në vetizolim, si dhe të burgosurit, personat në azilet e pleqve… Do të publikohen edhe detaje për atë si do të realizohet fushata, edhe pse disa prej partive tani më kanë kumtuar se nuk do të organizojnë tubime dhe mitingje të mëdha. Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje pa përjashtim që t’i prekin qytetarët, do t’i shfrytëzojnë mediumet sociale dhe televizionet. Fushatë me takime direkte me qytetarët pothuajse edhe të mos pritet duke i pasur parasysh numrat e të infektuarve me Kovid-19.