Zgjedhjet e 12 prillit, partitë po përgadisin listat e kandidatëve


Partit politike janë në fazën e përpilimit të listave të kandidatëve të tyre për deputet.Deri tani ajo që dihet është se në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës liste do të jetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ai i Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Lideri socialdemokjrat Zoran Zaev ka bërë të ditur se do të ejtë bartës në njësinë e katërt zgejdhore derisa lideri i VMRO-së Mickovski ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë dhe ku.

“Analizat vazhdojnë javën e ardhëshme, të dielen në mbrëmje jam në Shkup që të mund ti shohim selektimet e para që i bëjnë organet brenda partiake, në LSDM.”- tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Mickovski thot se partia e tij do të garojë me njerëz lualitativ dhe të respektuar.

“Njerëz që kanë integritet personal, me portofol serioz profesional, njerëz në të cilët unë personalisht si kryetarë i VMRO-DPMNE-së, por edhe qytetarët mund të mbështeten dhe të besojnë se do jenë shtylla të vërteta për mbrojtjen e interesave të Maqedonisë.”- tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Deri në mbylljen e afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet, aprtitë politike kanë mundësi për kualicione. Deri tani janë bërë publik kualicioni I LSDM-së me Lëvizjen Besa, Aleanca për shqiptarët do të garojë në kualicion me Alternativën, ndërsa VMRO-DPMNE me partnerët e sajë tradicional. BDI dhe PDSH kanë paralajmëruar se do të garojnë të vetme në zgejdhjet e parakohëshme të 12 prillit.